ShqipEnglish
Hyr në llogari nëpërmjet:

Rregullore zyrtare e lojës TeleBingo - Telebingo Shqiptare

Organizatori i lojës Telebingo Shqiptare është kompania Nacional sh.a. e liçensuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Drejtoria e Liçensave dhe Menaxhimit të kontratave:

LEJE PER Të USHTRUAR VEPRIMTARINE: ORGANIZIM LOJRA FATI ARITMETIKE
Nr.54 datë 12/05/2007

Keto Rregulla janë bazë ligjore dhe juridike për arritjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen në lojën “TeleBingo Shqiptare”

Marrëveshja nga paragrafi 1 i këtij neni bëhet mes organizatorit dhe pjesëmarresit në lojën e fatit (lojtarit) me shprehjen e lirë të vullnetit të lojtarit nëpërmjet pagesës së shumës për pjesëmarrje në lojën “Tele-Bingo Shqiptare”.

Me kryerjen e pagesës për të marrë pjesë në lojën Telebingo Shqiptare, lojtari ka pranuar të gjitha këto rregulla dhe ka siguruar pjsëmarrjen në këtë lojë fati sipas kushteve të vendosura në rregulloren e kësaj loje.

Ne lojën “Tele Bingo Shqiptare” marrin pjesë vetëm kombinimet e numrave që janë shënuar në biletën e blerë nga lojtari dhe që përkojnë me biletën në sistemin e organizatorit. Pagesat për pjesëmarrje në lojën e fatit bingo pranohen deri në afatin e caktuar nga organizatori.

Nëse ka paqartësi nga ana e pjesmarrësve në lojë, mund të kontaktojnë organizatorin i cili do tu përgjigjet të gjitha pyetjeve e ankesave.

Hedhja e shortit bëhet një here në jave. Në çdo hedhje shorti bëhet përzgjedhja e goglave nga një grup goglash me numra nga 1 në 90.

Tërheqja e goglave bëhet nëpërmjet aparatit (mikserit) në të cilin vendosen 90 gogla në të cilat janë shënuar numrat nga 1 deri ne 90

Shorti zhvillohet drejt përdrejtë çdo të Dielë në TV KLAN dhe tërheqja e goglave vazhdon deri në momentin që të paktën një kombinim bën BINGO.

Fondi i fitimit për një shorte të lojës “TeleBingo Shqiptare” është 50% e shumes së vlerës së arkëtimeve nga shitja e biletave.Shuma e çdo lloji fitimi për fitues përcaktohet nga pjestimi i fondi të kategorisë ku shpalleni fitues me numrin e fituesve po të asaj kategorie Shpërndarja e fondit të fitimit në 4 kategori:
Të gjithë fituesit e çmimit Bingo ndajnë 50% të fondit të fitimit
Të gjithë fituesit e me 2 Linja ndajnë 15% të fondit të fitimit
Të gjithë fituesit e me 1 Linjë marrin €0.40
Të gjithë fituesit e Numri të Fatit marrin €0.80

Ne rastin kur është short Special fituesit e 1linje dhe nr fatit mund të fitojnë më shumë se vlera e paracaktuar.Shuma e çdo lloji fitimi për fituesit e çmimit Bingo dhe 2-linja përcaktohet nga pjestimi i fondi të kategorisë ku shpalleni fitues me numrin e fituesve po të asaj kategorie

Pagesa e fituesit të çmimit Bingo kryhet brënda afatit kohor prej (tridhjetë) ditëve nga shpallja e raportit përfundimtar mbi rezultatet e lojës në shtypin ditor.

Pagesa e të gjitha kategorive të tjera fillon dy ditë pas hedhjes së shortit.

Organizatori ka të drejtë të bëjë publikë emrat e fituesve.

Security & Trust

Banking

Support:
+355 422 31206
support@telebingoshqiptare.com

Zgjidh xhiron Rezultatet Lajme Si luhet Telebingo Shqiptare Si luhet loja telefonike Kontakte Keni ndonjë pyetje?